Instagrami po sjell disa ndryshime që mezi i kemi pritur

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 14:50
Instagrami po sjell disa ndryshime që mezi i kemi pritur

Instagrami po punon për një opsion të ri që i inkurajon përdoruesit të kalojnë më pak kohë në platformë. Kjo vjen pas akuzave se aplikacioni po dëmton mirëqenien mendore të adoleshentëve. Mirëpo, krahas kësaj, Instagram pritet të sjellë një sërë veçorish të reja që mezi i kemi pritur.

Rage Shake

Instagram ka prezantuar “Rage Shake”, një funksion i ri që i lejon përdoruesit të shkundin telefonin e tyre kur aplikacioni shfaq një problem. Raportimi i një problemi bëhet më i lehtë dhe kompania do të njoftohet shpejt për çfarëdolloj çështjeje që nuk shkon me rrjetin social.

Fshirja e fotove “karusel”

Tani mund të fshini foton që nuk iu pëlqen nga një postim “karusel”. Nëse nuk doni të fshini të gjithë postimin, mund të zgjidhni foton që nuk dëshironi. Shtypni “Edit”, shkoni te fotoja dhe zgjidhni ikonën e koshit për të fshirë foton që doni.

Pëlqime sekrete në Story

Kjo veçori e re i lejon përdoruesit që mund të pëlqejnë një story. Përkrah hapësirës për të dërguar një mesazh, ndodhet dhe opsioni me një ikonë zemre.

Rendi kronologjik

Instagrami pritet të bëjë ndryshime dhe sa i përket algoritmit. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri tha se kompania po punon për një version që do ta shfaqë përmbajtjen në rend kronologjik. 

(Kosova Sot Online)