Diva Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 08:03
Diva Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen

Sot më shumë se asnjëherë Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili, ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot, këngëtarja feston ditëlindjen më në formë se kurrë, dhe mbushë dyzet e dy pranvera.

Adelina Ismaili është ikona e muzikës shqipe, e cila tash e mëse katër dekada i ka falur muzikës shqipe qindra hite të cilat pavarësisht viteve të lansimit, vazhdojnë të dëgjohen nga publiku i saj besnik.

Image

Kjo ditë e gjen Adelinen duke festuar, e lumtur, përkrah bashkëshortit Valit dhe djalit të tyre Uliksit, pa i harruar edhe motrat Emen e Zanin.

Aktualisht, Adelina bashkë me Valin janë të angazhuar në emisionin e tyre "Tete a Tete me Adelinen", që po vazhdon të jetë ndër emisionet më të shikuara në Kosovë.

Për fund, ne i urojmë Dives së muzikës shqipe shëndet e gjitha të mirat në jetë.

Image

(Kosova Sot Online)