Autobusi që mund të shndërrohet në tren në pak sekonda

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 14:56
Autobusi që mund të shndërrohet në tren në pak sekonda

Japonia ka krijuar një automjet me modalitet të dyfishtë. DMV mund të shndërrohet nga një autobus në një tren në vetëm 15 sekonda falë rrotave të çelikut që mund të ulen në binarë me shtypjen e një butoni. DMV mund të transportojë 23 persona, duke përfshirë shoferin.

Ka një gjatësi rreth 8 metra. Ai peshon vetëm 5,85 ton, duke e bërë atë dukshëm më të lehtë se një vagon treni i rregullt. DMV do të nisë funksionimin në ditën e Krishtlindjeve dhe do të lidhë Tokushima dhe Kochi në Shikoku, një nga katër ishujt kryesorë të Japonisë.

Mund të udhëtojë me shpejtësi 60 km/orë por në rrugë, mund të ecë më shpejt, në varësi të kufirit të shpejtësisë. Asa Seaside Railways thotë: “DMV është automjeti i parë në botë që mund të lëvizë si në shina ashtu edhe në rrugë, duke e bërë transportin lokal më të përshtatshëm.”


(Kosova Sot Online)