
Lexoni edhe:
Refuzimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku është një e drejtë legjitime politike
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Nuk është rastësi që të katër degët më të suksesshme të LDK-së, të cilat vazhdojnë të vlerësohen edhe si degët më të rëndësishme politike të kësaj partie në Kosovë, pas dështimit të tretë me radhë në zgjedhjet parlamentare, të konfrontuara me rezultatin e pamjaftueshëm, e të dobët zgjedhor në përgjithësi, të bindur se vetëm një proces i brendshëm gjithëpërfshirës zgjedhor dhe transparent mund të garantojë forcimin e subjektit të tyre politik, e kanë konsideruar të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e parevokueshme të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së, si përgjegjës-mbajtësi kryesor edhe për dështimin e radhës.
Refuzimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku është një e drejtë legjitime politike
Lexoni edhe:
-Përveç degës së LDK-së në Pejë e Lipjan dhe Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, e cila shprehu frikë për rrezikun e margjinalizimit politik të partisë, nëse nuk shpallen zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk bëhet ndryshimi i lidershipit të partisë, pas analizave në nivel lokal e atë qendror, të rezultateve të dobëta të njëpasnjëshme dhe dështimit edhe në votimet nacionale të 7 qershorit, kërkesës për zgjedhje të brendshme në parti dhe dorëheqjen e Abdixhikut, iu bashkua edhe dega e LDK-së në Rahovec duke kërkuar poashtu mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, nga niveli komunal i nëndegëve deri te vet kryetari i LDK-së.
Kështu që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, ka rihapur serish debatin e brendshëm për përgjegjësinë e lidershipit të partisë dhe kryetarin aktual të LDK-së, ndaj është vërtetë për keqardhje, se qysh kur Isa Mustafa e pastaj Lumir Abdixhiku u katapultuan me metodat më konspirative, në krye të partisë së Dr. Ibrahim Rugovës, që atëherë në LDK nisi dështimi politik e më pas edhe vrasja e politikave shtet-bërse, për të shkelur qëllimshëm dhe në mënyrën më agresive qëndrimet parimore dhe vendimmarrjet e pavarura të partisë duke shndërruar LDK-në në patericë të një partie tjetër që atëbotë ende ishte e dyta, si-PDK, nga varësia e të cilës, LDK as sot nuk po mund të largohet dhe ka ngelur peng i përhershëm i saj.
Madje përkundër koalicionit parazgjedhor me Vjosa Osmanin, Lidhja Demokratike e Kosovës, parti tanimë e njohur si strofull i parashutistëve politik, edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk arriti të renditet më lartë se partia e tretë me vetëm 16,69% të votave, që i bie-përsëritje e rezultatit të përafërt në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme parlamentare, i cili ka çuar jo vetëm në pakënaqësinë e anëtarësisë, por kësaj radhe edhe në reagimin e degëve të LDK-së, fillimisht në Pejë ku pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve, me shumicë votash, kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë, për dështimin e LDK-së, për të tretën herë radhazi në zgjedhje dhe dorëheqjen definitive të kryetarit aktual Lumir Abdixhiku, nga LDK.
Rënia drastike e mbështetësve dhe dështimet e vazhdueshme të udhëheqësve si Abdixhiku & Co, duket se kanë bërë që të reflektojë thellë edhe vet anëtarësia e gjerë, të shtohen zërat brenda partisë dhe të dërgohet direkt nga degët e saj, edhe kërkesa për largimin urgjent të kryetarit aktual, të katapultuar në krye të këtij subjekti, pa kontribuuar kurrë për te, e qenë as anëtar i thjeshtë i partisë, gjë që me të drejtë rritë shqetësimet e arsyeshme të elektoratit për fatin e LDK-së posaçërisht te veprimtarët e denjë shumëvjeçar dhe adhuruesit të cilët i kanë qëndruar përherë besnik LDK-së që nga themelimi i saj, deri më tani.
Prandaj përveç degës në Pejë që është edhe dega e dytë më e madhe pas kryeqytetit, asaj në Lipjan, Dega e Dytë në Prishtinë si dhe ajo në Rahovec, kërkesës për dorëheqjen e Abdixhikut së shpejti mund ti bashkohen edhe degët e tjera, për vet faktin se LDK, përveçse i ka humbur zgjedhjet tri herë me radhë, herën e fundit i humbi zgjedhjet edhe në të gjitha degët dhe komunat e Kosovës, andaj kjo ka bërë që të kërkohej publikisht dhe më zëshëm se çdo herë më parë, dorëheqja e kryetarit si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja e partisë.
Fakti se LDK edhe në komuna që tash e sa vite, vet qeveriste, ka dështuar të jetë e para, madje ka rënë edhe në vendin e tretët, Abdixhikut si i pari i partisë, i kërkohet llogaridhënie ta shqyrtojë me seriozitet kërkesën e arsyeshme të degëve më të suksesshme të LDK-së, kërkesën e të cilave ai madje e quajti edhe “sabotim” brenda partisë duke kërkuar dorëheqjen e kryetarëve dhe kryesive të dy degëve më të suksesshme të kësaj partie.
Duke qenë se Abdixhiku ka dështuar në tri palë zgjedhje, dhe ka humbur plotësisht besimin e anëtarësisë së gjerë dhe të elektoratit se ai është njeriu i duhur me të cilin LDK mund ti kapërcejë sfidat, nëse anëtarësia e LDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, paska folur "qartë" siç tha Abdixhiku, tani pas rezultatit të 7 qershorit është duke folur edhe më qartë, madje super-qartë e po kërkon publikisht dhe më zëshëm se çdo herë tjetër, dorëheqjen e parevokueshme të tij, pikërisht për shkak të rezultatit të dobët dhe dëshpërues në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përndryshe Abdixhiku po del të jetë kryetari më i dështuar i LDK-së dhe me performancën më të ulët, e cila vetëm sa përsëritet dhe paralajmëron shkërmoqjen totale të kësaj partie, nëse ai nuk ik përfundimisht, apo ndoshta siç është thënë e përsëritur disa herë, qëllimi i tij final mbetet shuarja e LDK-s, si parti e dëshmuar shtetformuese dhe institucionale, që dinte ti mbronte denjësisht interesat shtetërore të Republikës së Kosovës për gjallje të Rugovës!
Dhe përkundër performancës kaq të dobët, ai ende tregon kokëfortësi të atillë sa që në momentet vendimtare të ri-këndelljes, refuzon dorëheqjen, e nuk tregon gatishmëri as për reflektim dhe në vend të largimit nga partia e futja e reformave në LDK, kërkon dorëheqjen e kryetarëve të degëve në Pejë e Lipjan duke i quajtur ata edhe sabotator të qëllimshëm dhe projektues të ndarjes së LDK-s, vetëm pse pas dështimit të radhës të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit kërkuan përgjegjësi dhe dorëheqjen e tij, kjo dëshmon më së miri se tashmë, vërtetë kemi të bëjmë me një krizë të brendshme shumë serioze, që është thelluar së tepërmi dhe shtrirë në të gjitha degët e partisë, e cila medoemos do të ndikojë edhe shumë më keq se deri më tani, që mund të qojë në shkërmoqjen totale në zgjedhjet e ardhshme dhe rrezikimin serioz të të ardhmes politike të LDK-së!
Reagimi tipik -refuzues i Abdixhikut nuk është përpjekje për të konsoliduar lidershipin pas zgjedhjeve, por akt i mos-marrjes përsipër të përgjegjësisë si i pari i kësaj partie për dështimin e tretë në zgjedhjet parlamentare, që do ti rrisë edhe më tepër pakënaqësitë dhe thellojë përçarjet brenda LDK-së edhe më shumë.
Prandaj duke e ditur mirë, se është momenti fundit për reflektim dhe jo për shpikjen e fajtorëve, e gjetjen e arsyetimeve se gjoja nuk dorëhiqet, pasi që sipas tij, çështja qenka trajtuar në Kuvendin e 31 janarit, ai po harron qëllimisht se Kuvendi i 31 janarit, kishte të bënte me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar dhe jo me dështimin e tretë të radhës në zgjedhjet e 7 qershorit, që u bë shkak, i përsëritjes së kërkesave publike për dorëheqjen e tij të parevokueshme, por tani jashtë kuvendeve të kurdisura dhe sa më larg marrëveshjeve të kurdisura konspirative, me sejmenët e Abdixhikut si Kujtim Shala, Lutfi Haziri, parashutistja Doarsa Kica etj, të cilëve, njëjtë si humbi Hykmete Bajrami tani, me shkuarjen e kryetarit aktual, u rrezikohet edhe atyre humbja e pozitave udhëheqëse, pasi që vetëm me Abdixhikun si të parin e partisë, i kishin të garantuara në kryesinë e LDK-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".