
Lexoni edhe:
Qarri: Lumir Abdixhiku po del të jetë kryetari më i dështuar i LDK-së
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Përderisa Qeveria e Kosovës nuk e ka zgjedhur opsionin e gazsjellësit amerikan, pa e shpalosur modelin alternativ që garanton siguri energjetike afatgjatë, që është ekonomikisht dhe gjeopolitikisht më i favorshëm për vendin tonë, paraqet mungesë profesionalizmi dhe banalitet politik në të njëjtën kohë!
Qarri: Lumir Abdixhiku po del të jetë kryetari më i dështuar i LDK-së
Lexoni edhe:
-Në anën tjetër, ministrja Artane Rizvanolli thotë se akuzat për refuzimin e gazsjellësit amerikan janë “false” dhe “të palogjikshme”, pa e bërë të qartë politikën dhe strategjinë e saj energjetike!
Andaj, me të drejtë, paqartësitë kanë prodhuar akuzat për antiamerikanizëm në Kosovë!
Kësisoj, çështja e gazit amerikan po përdoret më tepër si një debat artificial dhe inekzistent për sigurinë energjetike të Kosovës!
Pa plan konkret, pa strategji dhe pa transparencë në gazifikimin e thëngjillit dhe energjisë së ripërtëritshme në veçanti, partia në pushtet, me refuzimin e gazit amerikan, e ka shndërruar këtë temë kryesisht në një mjet për përplasje politike për të mbuluar dështimet në arritjen e një marrëveshjeje politike me opozitën për zgjedhjen e Presidentit dhe evitimin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme!
Loja me gazin amerikan për qëllime elektorale do t’i lëkundë edhe më tej raportet me SHBA-të, aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial për shtetin e Kosovës!
Pas akuzave të shumta rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për të mos ndërtuar gazsjellës amerikan dhe për të proceduar me gazifikim e për t’u kyçur në centralin e Vlorës, nuk është gjë tjetër veçse manovër politike për t’iu ikur përgjegjësisë para qytetarëve të vendit!
Të flasësh për kyçje në centralin energjetik të Vlorës pa marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare, paraqet hipokrizi dhe lojë me fjalë për mashtrimin e qytetarëve!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".