A e dini pse vozitet më së shumti vetura Tesla në Zvicër?

  • E.K /
  • 11 January 2022 - 09:12
A e dini pse vozitet më së shumti vetura Tesla në Zvicër?

Makina më e përdorur për vitin 2021 në Zvicër.

Krahasuar me vitin 2020, “kërkesa për makina të reja pasagjerësh është rritur ndjeshëm” në vitin 2021, sipas Shoqatës së Importuesve të Automjeteve (Auto-Suisse).

Dhe makina e re më e blerë, për herë të parë ndonjëherë, ishte Modeli 3 i Teslës; 5,074 nga këto automjete janë shitur në vend vitin e kaluar, tha Auto-Suisse.

Themeluesi i markës, Elon Musk, nuk është indiferent ndaj shitjeve rekord. “Yay Switzerland”, iu përgjigj ai postimit të Auto-Suisse në Twitter, duke njoftuar dominimin e Tesla-s në tregun zviceran.

Zviceranët janë të dhënë pas këtij modeli, për arsye së është një prej veturave që kursen shumë para, ndot pak ambientin dhe është e përdorshme për shumë punë të ndryshme.

(Kosova Sot Online)