Microsoft Edge tani është shfletuesi i dytë më i kërkuar nga shfrytëzuesit e internetit

  • E.K /
  • 05 April 2022 - 09:04
Microsoft Edge tani është shfletuesi i dytë më i kërkuar nga shfrytëzuesit e internetit

Firma analitike Statcounter ka publikuar raportin e saj të marsit, i cili tregon se Microsoft Edge po fiton ngadalë më shumë shfrytëzues.

Sipas Statcounter, Microsoft Edge tani është shfletuesi i dytë më i popullarizuar kur bëhet fjalë për platformat desktop.

Në muajin mars, Edge kaloi Apple Safari. Google Chrome, siç pritej, mbeti në vendin e parë bindës.

Google Chrome: 67.29%
Microsoft Edge: 9.65%
Apple Safari: 9.56%
Mozilla Firefox: 7.57%


Opera: 2.81%

Situata është disi e ndryshme në tregun global që kombinon platformat mobile dhe desktop. Google Chrome është ende bindshëm i pari, ndërsa Safari është në vendin e dytë të rehatshëm, shumë përpara Microsoft Edge.

Google Chrome: 64.53%
Apple Safari: 18.84%
Microsoft Edge: 4.05%
Mozilla Firefox: 3.4%
Internet Samsung: 2.82%

Microsoft është një “lojtar” relativisht i ri në tregun e celularëve dhe aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të konkurruar me platformat Android dhe iOS.

Megjithatë, Edge po ecën mirë në platformat desktop

(Kosova Sot Online)