Zbulohet roboti që mund t’i zëvendësojë infermierët

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 09:01
Zbulohet roboti që mund t’i zëvendësojë infermierët

Në Universitetin “Imperial College” në Londër po punohet që infermierët të “zëvendësohen” me robotë që mund të operojnë nëpër qendra spitalore.

Një i tillë është krijuar nga Fan Zhang dhe Yiannis Demiris, ku roboti me dy krahë mund t’i ndihmojë pacientët të vishen me rrobat e spitalit dhe t’i vendosë në shtrat, raportoi Newscientist të mërkurën. Ky zhvillim teknologjik ende nuk është gati për përdorim mirëpo po cilësohet si një hap i madh drejt infermierëve artificialë në spitale.

Testi i parë u bë në një kukull, ku roboti ia doli ta vishte me sukses dhe ta bënte gati për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Roboti u krijua nëpërmjet inteligjencës artificiale, ndonëse u potencua se një punë e tillë do të jetë i vështirë edhe për robotin pasi puna me pacientë “është goxha i vështirë”.

Megjithatë, sipas rezultatit të eksperimentit, roboti ia doli ta kryente punën për 95 për qind me sukses.

(Kosova Sot Online)