Sheiku ndërton Hummer-in më të madh në botë

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 14:54
Sheiku ndërton Hummer-in më të madh në botë

Një sheik që mban rekord për koleksionin më të madh të makinave 4×4 ka ndërtuar tani Hummer-in më të madh në planet. Automjeti gjigant është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe 6.6 metra i lartë. Automjeti do të funksionojë me katër motorë me naftë.

Mjeti ka një tualet me lavaman dhe një hapësirë ​​për mysafirë me një pamje 360 ​​gradë të shtrirë në dy kate. I quajtur Hummer H1 X3, makina është porositur nga sheiku Hamad Bin Hamdan Al Nahyan – i njohur gjithashtu si Rainboë Sheikh.

Ai është anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Automjeti do të zërë vend në muzeun historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sheiku mban rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4, me 718 modele.


(Kosova Sot Online)