Prezantohet “xhevahiri” i ri

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 09:30
Prezantohet “xhevahiri” i ri

Ferrari prezantoi SP48 Unica me dy vende, të krijuar për një klient të veçantë i cili është përfshirë në realizimin e projektit. Ai bazohet në modelin F8 Tributo, por me modifikime të shumta nga jashtë dhe brenda. Makina mban “firmën” e Ferrari Styling Center dhe shefi i projektimit Flavio Manzoni.

Kompania italiane nuk përmend ndryshime në segmentin e lëvizjes, që do të thotë se SP48 Unica fuqizohet nga një V8 3.9 litrash me dy turbo (710 kf dhe 770 Nm) nga F8 Tributo. Risia më e madhe është mungesa e xhamit të pasëm. Mesa duket klienti pa emër e urrente xhamin e pasmë.

(Kosova Sot Online)