Njihuni me Golfin që ka 519 kuaj-fuqi

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 15:31
Njihuni me Golfin që ka 519 kuaj-fuqi

Volkswagen Golf R është një prej hatchbakëve “më të aftë” në këtë segment, e menaxhmenti i kompanisë Volkswagen Group Retail Germany (VGRD) ka ofruar një projekt tejet interesant.

Golf R i është nënshtruar një sërë modifikimesh vizuele dhe mekanike, në projektin e quajtur Hurricane.

Pamja e veturës tani është më atraktive, e motori 2 litërsh TSI është dukshëm më i fuqishëm.

Ndryshe, Golf Hurricane është pasardhës i Golf GTE Skylight nga viti i kaluar dhe Golf GTE HyRacer nga 2020.


Motorir 2 litërsh TSI me katër cilindra ka tani turbo mbushës të ri HGP, e falë këtyre ndryshimeve tani motori prodhon 519 kuaj-fuqi.

Me përdorimin e karbonit dhe zvogëlimit të peshës së karrocerisë për 200 kilogramë, vetura kap shpejtësinë maksimale prej 300 kilometra në orë.


(Kosova Sot Online)