Një ditë para zgjedhjeve!
Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa
Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj radhe, pra më 7 qeshor, qytetarët janë të detyruar që të përcaktohen për njërin nga subjektet e vjetra politike, anipse asnjëra prej tyre nuk i ka përmbushur në plotni kërkesat e tyre!
E vështirë të votosh pa alternativë
Andaj është e vështirë për qytetarët e zhgënjyer dhe mërgimtarët e dëshpruar që t’i votojnë të njëjtat parti dhe të njëjtët politikan që i vodhën ardhmërinë Kosovës.
Në mungesë të një përspektive zhvillimore, në mungesë të sigurimeve shëndetësore dhe në mungesë të kontratave të rregullta të punës në sektorin privat, viteve të fundit shumë të rinj e kanë braktisur vendin e tyre të lindjes duke ikur drejt shteteve evro-perëndimore në kërkim të një jete më të mirë!
Por, jo çdo herë ju buzqesh fati në realizimin e ëndrrave jetësore!
Të dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, e keni rastin që më 7 qershor të bëni zgjedhjen e preferuar që ju e mendoni që është më e mira.
Është e vështirë kur njeriu ndodhet mes dy të këqijave, për të zgjedhur cila është më pak e dëmshme!
Pra, në mungesë të alternative të re politike, jeni të detyruar të zgjedhni të keqën më të vogël!
Populli e thotë, në mes të keqës del e mira dhe e kundërta e saj!
Prandaj, mendohuni mirë dhe meditoni gjatë deri në momentin e hedhjes së votës tuaj në kutinë e votimit.
Rezuktati i zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë i atillë, që do të determinoj bashkëpunimin mes forcave politike për të evituar ngërçin paszgjedhor dhe evitimin e bllokadës institucionale.
Në të kundërtën, vendi brenda një periudhe të shkurtër mund të shkojë përseri në zgjedhje të reja, si do t’i quajmë ato, të parakohshme apo të jashtëzakonshme!
Të njohurat parazgjedhore
Këto zgjedhje nuk do të prodhojnë ndryshim çfarë po e kërkojnë partitë opozitare, por do të ndodhë ajo që e dëshirojnë qytetarët!
Pra, nuk do të kemi ndryshim por vazhdimësi!
Urojmë dhe shpresojmë të mos na përseriten bllokada dhe ngërçi politik i viteve të fundit në Kuvendin e Kosovës!
Një ditë para votimit, janë të qarta dy gjëra: Albini fitues i zgjedhjeve dhe kthimi i ish presidentes në ulësen e deputetit!
I vetmi “margaritarë” i këtyre zgjedhjeve do të jetë ish presidentja e ulur në kolltukun e deputetit!
Rast ky i parë dhe unikat në historinë parlamentare të Kosovës dhe jo vetëm, kur një president kthehet në ulësen e deputetit duke e ëndërruar rikthmin në postin më të lartë të shtetit!
Ky për më tepër se paradoks, paraqet rënjën në nivelin më të ulët të një ish presidentje, e cila, edhe përkundër privilegjeve të garantuara për tërë jetën me Kushtetutë, tenton sërish që të uzurpojë postin e presidentit të shtetit për kënaqjen e egos personale!
Një ish presidente me pagën e garantuar jetësore dhe të gjitha privilegjet nga shteti e ulur në karrigen e deputetit do të jetë objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese nesër…!
“Egoja e varfër ka një kohë të vështirë, duhet t'i shërbejë tre zotërinjve të ashpër dhe duhet të bëjë çmos që të pajtojë kërkesat e të treve. Të tre tiranët janë bota e jashtme që e ushqen një superego të personalitetit” (Sigmund Freud).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
