​Twitter shkarkon nga puna pa paralajmërim mbi 4 mijë punëtorë me kontrata

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 10:29
​Twitter shkarkon nga puna pa paralajmërim mbi 4 mijë punëtorë me kontrata

Një numër i madh i punëtorëve me kontratë në Twitter kanë njoftuar se janë pushuar papritmas nga puna, pasi humbën qasjen në Slack dhe sistemet e tjera të punës.

Sipas Platformer, i cili raportoi fillimisht mbi këto largime, rreth 4,400 nga 5,500 punëtorët me kontratë u pushuan nga puna. Disa prej këtyre ishin të vendosur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në Indi.

Punëtorët e larguar thanë se nuk morën asnjë njoftim paraprak përpara se të pushoheshin nga puna.

Twitter ka pushuar të gjithë ekipin e tij të komunikimit të brendshëm. Shkarkimi i kontraktorëve do të shënonte shkurtimet më të fundit në platformën e medieve sociale, e cila tashmë ka pushuar nga puna afërsisht gjysmën e punëtorëve të saj që kur Elon Musk mori drejtimin e kompanisë më 28 tetor.

(Kosova Sot Online)