Cila nga veturat duhet të kalojë e para!

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 14:45
Cila nga veturat duhet të kalojë e para!

Shikoni situatën e trafikut në situatën e treguar në foto, dhe provoni që për më pak se një minutë të jepni përgjigje se cili nga mjetet duhet të kalojë i pari.

Në kryqëzim si në foto kryqëzohen rrugët me të drejtën e kalimit dhe pa të drejtën e kalimit. Trafiku është rregulluar vetëm me shenja komunikimmi.

 

Shikoni se cili mjet ku ndodhet dhe cila shenjë i referohet kujt, pastaj përgjigjuni pyetjes se kur do të kalojë makina e kaltër nëpër kryqëzim.

Përgjigjja:

Meqë edhe makina edhe autobusi janë në rrugë me të drejtë kalimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, edhe njëri edhe tjetri nëpër kryqëzim do të kalojnë para tramvajit.

Autobusi makinës i vjen nga ana e djathtë, andaj ai nëpër kryqëzim do të kalojë i pari. Pas tij kalon makina, ndërsa më pas tramvaji.

(Kosova Sot Online)