Elsa Lila me këngën 'Evita' fiton çmimin e parë në festivalin e këngës në RTSH

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 00:30
Elsa Lila me këngën 'Evita' fiton çmimin e parë në festivalin e këngës në RTSH

Artistja e mirënjohur Elsa Lila me këngën "Evita" me vota të jurisë profesionale është shpallur fituese e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Kënga ka spikatur pasi u mirëprit nga publiku dhe Elsa Lila fitoj çmimin e parë në festivalin e 61-të.

"Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë ë lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni", u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenën e madhe për të marrë çmimin.

Vlen të theksohet se artistja Elsa Lila për herë të tretë e fiton Festivalin e Këngës në RTSH.

(Kosova Sot Online)