Ja sa i rrezikshëm është TikTok

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:55
Ja sa i rrezikshëm është TikTok

Suksesi i shpejtë i aplikacionit kinez të publikimit të videove TikTok ka alarmuar ligjvënësit dhe mbrojtësit e privatësisë në mbarë botën. Për çfarë shqetësohen ata?

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese.

 

Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se si të kufizojnë, ose ta shpallin të jashtëligjshëm, përdorimin e shërbimit kinez të publikimit të videove,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, i cili është bërë një nga aplikacionet më të njohura mes adoleshentëve në mbarë botën.

Ndërsa Bashkimi Evropian është gati të zbatojë legjislacionin që do të detyrojë TikTok të kontrollojë në mënyrë agresive përmbajtjen e dëmshme, vendet nga SHBA-ja në Japoni po mendojnë se si ta rregullojnë aplikacionin – ose madje të ndjekin shembullin e Indisë dhe ta ndalojnë atë plotësisht.

(Kosova Sot Online)