WhatsApp ka përmirësuar statuset

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 14:44
WhatsApp ka përmirësuar statuset

Një nga risitë kryesore është Statusi i zërit, i cili lejon përdoruesin të regjistrojë mesazhe zanore deri në 30 sekonda dhe t’i vendosë ato si statusin e tyre.

Kompania thotë se është një mënyrë më “personale” për të njoftuar kontaktet, veçanërisht për përdoruesit që zakonisht preferojnë të flasin në vend që të shtypin ose regjistrojnë video.

 

Një tjetër risi është funksioni Private Audience Selector, i cili i mundëson përdoruesit të zgjedhë se kush mund të shohë statuset e tij. Ai gjithashtu ofron mundësinë për të zgjedhur një audiencë për çdo status të ri, gjë që jep më shumë kontroll dhe fleksibilitet në krahasim me cilësimet e mëparshme të privatësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata që pëlqejnë emocionet tani kanë veçorinë “Reagimet e statusit”, e cila është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për t’iu përgjigjur statuseve të miqve ose kontakteve të ngushta. Kjo veçori ju lejon t’i përgjigjeni çdo statusi me cilindo nga tetë emoticonat, në vend që të shkruani mesazhe, të regjistroni mesazhe zanore ose të përdorni ngjitëse.

(Kosova Sot Online)