Ja Citroeni më i vogël dhe më i lirë

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 14:50
Ja Citroeni më i vogël dhe më i lirë

Me “katërrrotën” e vogël elektrike “Citroen” riktheu emrin kult, por shkaktoi edhe interesim të jashtëzakonshëm nga publiku.

“Citroen Ami” ishte një hit i plotë kur u shfaq. Ndërkohë ofroi edhe disa të tjera nga koncerni “PSA”, ndërsa “Citroen” vendosi të prezantojë një edicion aventure. Koncepti quhet “MY Ami Buggy”, dhe në “Citroen” ata prodhuan një seri prej vetëm 50 kopjesh. Të gjitha mostrat verën e kaluar u shitën në kohë rekord, në vetëm 18 minuta.

 

“Citroen” vendosi ta rikthejë në prodhim veturën atraktive, por tani do të prodhojë 1000 kopje. Ata dalin në shitje në pranverë, dhe dërgesat e para priten në fillim të verës. Në “Citroen” thonë se ky model nuk do të jetë plotësisht i njëjtë me seritë e mëparshme, ndaj do të ketë disa surpriza.

Megjithatë, lëvizja duhet të mbetet e njëjtë, që do të thotë një motor elektrik që lejon një shpejtësi deri në 45 km/h. Bateria e vogël me një kapacitet prej 5.5 kWh është e mjaftueshme për një distancë prej 74 kilometrash.

(Kosova Sot Online)