'Mos më gënje' thotë Aurela Gaçe

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 14:50
'Mos më gënje' thotë Aurela Gaçe

Pas publikimit të këngës "Unike", artistja e njohur muzikës shqipe Aurela Gaçe, ka publikuar projektin më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Mos më gënje", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e cila si përherë vjen me interpretim të shkëlqyer nga Aurela.

 

"Miq, kënga më e re sapo doli. E lumtur që kam pjesë të albumit tim të ri, një pjesë nga krijimtaria e kolosëve Luan Zhegu e Jorgo Papingji. Në orkestracionin e mjeshtrit Shpetim Saraci", ka shkruar Gaçe.


Kujtojmë se artistja ka publikuar dhe dopjo albumin "Unike" i cili përmban 15 këngë dhe "Me Taban"  i cili përmban 5 këngë.

Premierë: "Mos më gënje" nga Aurela Gaçe.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)