Prodhuesi i aeroplanëve elektrikë merr porosinë e parë

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 14:51
Prodhuesi i aeroplanëve elektrikë merr porosinë e parë

Prodhuesi i aeroplanëve me bazë në Zvicër, “Jekta Switzerland SA”, po zhvillon një aeroplan elektrik amfib për pasagjerë, i aftë për të fluturuar gati 160 kilometra me një karikim të vetëm.

Kompania bëri të ditur sot se tashmë ka siguruar porosinë e saj të parë.

Jekta ka prezantuar aeroplanin amfib elektrik, “PHA-ZE 100”, në Abhu Dhabi Air Expo vitin e kaluar.

 

Aeroplani amfib do të gjenerojë zero emetim, me dhjetë motorë dhe një sistem elektrik shtytës që furnizon 180 kW fuqi.

Jekta thotë se aeroplani elektrik amfib do të jetë në gjendje të fluturojë për 2 orë me 2 orë shtesë të rezervuara me shpejtësi lundrimi deri në 135 nyje.

PHA-ZE 100 do të jetë në gjendje të transportojë 19 pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi.

Sipas Reuters, prodhuesi i këtyre aeroplanëve ka siguruar tashmë porosinë e tij të parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Porosia është për dhjetë aeroplanë nga “Gayo Aviation and Tourism” me bazë në Dubai, e cila synon të reduktojë emetimet. Megjithëse nuk u përmendën specifika të marrëveshjes, aeroplanët amfib të mëdhenj tradicionalë mund të kushtojnë mbi 1 milion dollarë.


(Kosova Sot Online)