Koncepti i ri që do t’i bëjë konkurrencë Audi RS Q8 dhe Porsche Cayenne

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 14:39
Koncepti i ri që do t’i bëjë konkurrencë Audi RS Q8 dhe Porsche Cayenne

Genesis pritet të prezantoj në panairin e makinave në Nju Jork, konceptin e ri të quajtur Genesis GV80 Coupe.

Siç sugjeron emri dhe stili, koncepti është një version coupe i SUV-itdhe është vendosur të hyjë në prodhim në fund të vitit 2023 ose në fillim të 2024.

Ky model pritet të jetë vazhdimësi e atij paraprak Genesis X Speedium Coupe, raporton Autocar.

Genesis thotë se koncepti “shërben si një deklaratë e qëllimit për të ardhmen, duke lënë të kuptohet drejt modeleve më emocionale dhe të orientuara nga performanca”.

Për këtë qëllim, ky model është dukshëm më sportiv në stilin e tij se çdo model Genesis deri më sot dhe do t’i bëjë konkurrencë Audi RS Q8 dhe Porsche Cayenne Coupé.

Kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj teknik të këtij koncepti, por duke parë stilin, pritet që të fuqizohet nga motori V6 3.5-litërsh me turbo të dyfishtë i ofruar në standardin GV80.

Ashtu si të gjitha makinat e kësaj marke, përveç Genesis GV60, ajo bazohet në një arkitekturë me motor në anën e përparmë, ndërsa do të fuqizohet për lëvizje nga gomat e pasme.

(Kosova Sot Online)