Ja për çfarë shërben tapa në derën e makinës suaj

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 14:41
Ja për çfarë shërben tapa në derën e makinës suaj

Videot e njerëzve që hapnin tapën e vogël në pjesën e poshtme të derës së makinës u bënë shpejt virale, pasi shumica e tyre as që e dinin që kjo tapë ekzistonte

Videoja në TikTok, e cila tregon një vrimë në derën e makinës duke u hapur, është parë më shumë se dy milionë herë dhe ka mbledhur 1.7 milionë pëlqime.

 

Nuk më besohet se po e shoh këtë për herë të parë në jetën time”, është një nga komentet tipike për këtë video virale

Domethënë, pas reshjeve të mëdha të shiut ose larjes së makinës, brenda derës grumbullohet ujë, të cilin mund ta lëshoni përmes vrimës së lartpërmendur.

Përveç ujit që mund të shkaktojë dëme,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  brenda mund të grumbullohet pluhuri dhe papastërtitë, prandaj këshillohet që ndonjëherë të kontrolloni nëse ka ndonjë gjë të ngecur në derë dhe nëse kjo pengon daljen spontane të ujit.

Tubat kullues të makinave janë gjithashtu të vendosura nën xhamin e përparmë dhe atë të bagazhit.

(Kosova Sot Online)