Hummer zbulon modelin e ri

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 14:45
Hummer zbulon modelin e ri

Linja e modelit elektrik të Hummerit më në fund po zgjerohet.

Kur kamionçinia e madhe elektrike debutoi në vitin 2020, prodhuesi amerikan i automjeteve, tregoi planin për të vazhduar me modelin Edition 1 në vitin 2021, i ndjekur nga modeli 3X në vjeshtën e 2022.

Ky model mbetet zgjedhja ideale për blerësit që kërkojnë gamën më të mirë.

 

General Motors ka njoftuar se modeli i dedikuar për rrugët urbane me tre motorë dhe me rreth 1000 kuaj fuqi, nuk përfshin paketën Extreme Off-Road.

Si i tillë, ai lëviz me goma 22-inç për të gjithë terrenin kundrejt gomave 18-inç me gomë më të butë për terrenin me baltë.

GMC Hummer EV SUV distancë prej 500 kilometrash, që bie në 479 kilometra me paketën Extreme Off-Road.

Modeli që do të quhet 3X është i disponueshëm në kamionçinë GMC Hummer EV 2023 dhe 2024 GMC Hummer EV SUV.

(Kosova Sot Online)