Apple lansoi visionOS SDK

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 09:09
Apple lansoi visionOS SDK

Apple lansoi të mërkurën visionOS SDK, një grup mjetesh që do t’ju mundësojë zhvilluesve të ndërtojnë aplikacione për kufjet e realitetit të përzier Apple Vision Pro.

Pajisja do të dalë në shitje në SHBA vitin e ardhshëm dhe Apple po iu ofron zhvilluesve të aplikacioneve mjetet e nevojshme për të ndërtuar aplikacione për këto kufje.

Ndryshe nga produktet e tjera të Apple, kufjet e ardhshme të realitetit të përzier të kompanisë do të përdorin një kombinim të tre mënyrave të ndryshme të ndërveprimit duke përdorur sytë, duart dhe zërin e një personi.

VisionOS SDK do t’i lejojë zhvilluesit të përshtatin aplikacionet e tyre rreth këtij funksionaliteti ndërsa përdorin harduerin e specializuar në pajisje.

(Kosova Sot Online)