‘Rrjedhin’ imazhet e dizajnit të Samsung Galaxy S23 FE

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 11:40
‘Rrjedhin’ imazhet e dizajnit të Samsung Galaxy S23 FE

Është konfirmuar se Samsung Galaxy S23 FE do të lansohet së shpejti. Telefoni më herët ishte listuar në Geekbench me dy variante të çipave. Dhe pritet që telefoni i ri pritet që të jetë si pasardhës i modelit Galaxy S21 FE.

Së fundmi, rrodhi një imazh i dizajnit aktual të telefonit, dhe kjo gjithashtu u pa edhe tek një bazë e të dhënave të karikimit me valë, duke sugjeruar kështu se telefoni do të ketë një kapacitet më të ulët të karikimit në krahasim me modelet e tjera Galaxy S23.

 

Modeli i ardhshëm Fan Edition i telefonit pritet të jetë pjesë e serisë Galaxy S23, e cila përfshin gjithashtu Galaxy S23, Galaxy S23 Plus dhe Galaxy S23 Ultra, raporton gadgets360.

(Kosova Sot Online )