Rohde e quan hap të duhur dërgimin e projektligjit për KPK’në në Komisionin e Venedikut

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 11:14
Rohde e quan hap të duhur dërgimin e projektligjit për KPK’në në Komisionin e Venedikut

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për ta dërguar Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Komisionin e Venecias, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas Rohdes ky veprim do të siguroj që ligji të jetë në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian.

“Vërtet lëvizja e duhur. Ndjekja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias të KiE-së do të sigurojë që ligji të jetë në sinkron me standardet evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online )