WhatsApp së shpejti me një risi tjetër

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 14:47
WhatsApp së shpejti me një risi tjetër

WhatsApp së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato, ka njoftuar CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Grupeve pa emër do t’u jepet një emër i krijuar automatikisht bazuar në pjesëmarrësit e tyre.

 

Sipas TechCrunch, grupet e pa emërtuara do të limitohen me gjashtë pjesëmarrës, në vend të atyre me mijëra që mund t’u bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Veçoria e re në WhatsApp po prezantohet globalisht për përdoruesit gjatë ditëve të ardhshme në iOS, Android, ueb dhe macOS.

(Kosova Sot Online)