'Mora fjalë' interpretuar nga Shkurte Fejza jehon në stadiumin 'Air Albania'

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 15:14
'Mora fjalë' interpretuar nga Shkurte Fejza jehon në stadiumin 'Air Albania'

Për të festuar fitoren historike ndaj Polonisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”,  lojtarët kuqezi iu hodhën në qafë njëri tjetrit, gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo fitore e tyre shoqrohej nga himni "Mora fjalë" interpretuar shkëlqyer nga artistja e kombit shqiptar Shkurte Fejza.

E natyrisht këtij nderi iu ka bashkangjitur edhe vetë Fejza, e cila përmes llogarisë së saj sociale ka shpërndarë videon ku lojtarët njëzëri brohorasin vargjet e këngës "Mora fjalë".

"Faleminderit SHQIPERI! Ty që të deshta e të këndova gjatë gjithë jetës sime", ka shkruar artistja Shkurte Fejza.

 

(Kosova Sot Online)