BMW do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re

  • a.p /
  • 29 November 2023 - 15:16
BMW do të prezantojë së shpejti gjeneratën e re

BMW është duke përgatitur gjeneratën e re të modelit X3, kurse disa prototipe tashmë janë kapur duke u testuar.

Këtë dizajn e ka ofruar Sugar Design dhe është i bazuar në prototipet që deri më tani janë parë.

Gjykuar nga ky “render”, BMW do të heq dorë nga formësimi i linjave drastike, pra nuk do të ketë linja agresive siç jemi mësuar t’i shohim më parë në gamën e gjerë të modeleve të prodhuesit bavarez.

 

Ndryshe modeli i ri i X3 do të duhej të prezantohej në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Ata klasikë dhe me naftë do të duhej të mbesnin në ofertë së bashku me ata hibrid në kuadër të platformës CLAR.

Në anën tjetër, versioni plotësisht elektrik iX3 do të prezantohet ndaras, e do të bazohet në Neue Klasse.

(Kosova Sot Online)