Mercedes-AMG ka prezantuar modelin GLA 45S

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 09:46
Mercedes-AMG ka prezantuar modelin GLA 45S

Mercedes-AMG ka prezantuar modelin GLA 45S për vitin 2023. Modeli i ri sjell ndryshime teknologjike e pamje të re.

Mercedes-AMG ka listë të gjerë modelesh këto ditë, përfshirë disa lloje SUV-ash, me më të vegjlit që janë të bazuar në Mercedes GLA dhe vijnë nën modelet “35” dhe “45”. Versioni “45” tani ka marrë përditësim të lehtë.

 

Nga jashtë, Mercedes-AMG GLA 45S nuk ndryshon shumë prej modeleve të kaluara, përpos te dritat si përpara ashtu edhe në pjesën e pasme.

Modeli i ri vjen me motor 2.0-litërsh me katër cilindra dhe rreth 415 kuajfuqi e me marsh automatik prej tetë shpejtësish. Kjo i mjafton veturës që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë ta arrijë për 4.3 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund ta arrijë kjo veturë është 270 kilometra për orë.

Çmimi i veturës së përditësuar ende nuk është bërë i ditur. Modeli do të jetë në dispozicion për disa muaj. Sipas raportimeve, do të ketë çmim prej rreth 70 mijë eurosh.

(Kosova Sot Online)