Vesa Luma dhe Big Basta gati për Fest 62' me 'Mbinatyrale'

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 19:01
Vesa Luma dhe Big Basta gati për Fest 62' me 'Mbinatyrale'

Festivali i Këngës është ndër eventet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare që organizohet nga Radio Televizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në Fest 62', po rikthehen fuqishëm dy këngëtarët e njohur Vesa Luma dhe Big Basta me "Mbinatyrale"

 


Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, Vesa ka shkruar...

"Siç e dini, edhe pak ditë ka mbetur nga performanca jonë e parë në Fest 62. Jemi shumë të lumtur që t'ju përcjellim Mbinatyralen, si një pasqyrim i realitetit , parë nga sytë tanë.
Uroj që ai emocion i fortë që ndjenë miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë pasi e dëgjuan, të përcillet po ashtu edhe tek ju.
Shihemi me datë 20 Dhjetor(performanca e parë)
Ju duam dhe na sillni fat 🫶,
Big & Vesa".

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Basta (@bigbastazone)

(Kosova Sot Online)