TikToku lejon fëmijët nën 13 vjeç të kenë llogari

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 14:36
TikToku lejon fëmijët nën 13 vjeç të kenë llogari

TikToku përballet me pyetje për sigurinë ndaj përdoruesve fëmijë pas një hetimi të Guardianit që gjeti se vëzhguesve u është thënë t’i lejojnë fëmijët nën 13 vjeç të qëndrojnë në platformë nëse pretendonin se prindërit po i vëzhgojnë llogaritë e tyre.

Në një shembull, një përdorues që deklaroi se ishte 12 vjeç u lejua në platformë sepse në profil shkruante se llogaria menaxhohet nga prindërit e tij.

Këshilla nga analistët e TikTokut ishte që nëse në llogari thuhej se menaxhohet nga prindërit, atëherë vëzhguesit mund ta lejojnë llogarinë.

 

Për llogaritë e dyshimta që mbahen nga fëmijë janë dy opsione, një që llogaria të bllokohet, dhe e dyta që të lejohen në platformë nëse llogaria menaxhohet nga prindi.

Një punëtor i TikTokut ka thënë se është shumë e lehtë të anashkalohet bllokimi.

TikToku thotë se ka mbi 6000 vëzhgues në Evropë që merren me rregullat e platformës.

(Kosova Sot Online)