Lexoni edhe:
Elsa Lila gati për të dhuruar emocione me 'Mars'
Artistja e njohur Shkurte Fejza, e cila muzikës shqipe i ka falur qindra këngë hite që janë shndërruar dhe në himne, vitin që po vjen shënon 50 vjetorin e karrierës së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me këtë rast, për nder të veprës së saj, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka mirëpritur sot artisten së bashku me bashkëshortin e saj në zyrën e tij.
Elsa Lila gati për të dhuruar emocione me 'Mars'Lexoni edhe:
Çeku e ka vlerësuar lartë yllin e muzikës popullore shqiptare.
"E madhja e skenës muzikore shqiptare, Shkurte Fejza, vitin që vjen mbush 50 vjet karrierë e kontribut në muzikën popullore. Pata nderin e veçantë ta takoj në zyrën time ku diskutuam për bashkëpunimin që na pret për ta shënuar sa më dinjitetshëm gjysmë shekulli veprimtari muzikore dhe atdhetare.
I urova shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të punës artistike", ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)