Publikohen çmimet e Galaxy S24

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 15:12
Publikohen çmimet e Galaxy S24

Rrjedhjet e informacionit rreth Galaxy S24 nuk po ndalen, ndërsa më i fundit hedh dritë mbi çmimet e modeleve të ardhshme flagship.

Smartfoni pritet të debutojë zyrtarisht muajin e ardhshëm, ndërsa ditën e sotme u zbulua çmimi evropian i tri modeleve Galaxy S24.

 

Lajmi i mirë është se nuk do të jeni të detyruar të paguani më tepër për pajisjet e reja andaj le të shohim çmimet e modelit bazë.

Galaxy S24 128GB: 899 euro

Galaxy S24 256GB: 959 euro

Çmimi është ai i prituri. Nëse dëshironi të kaloni në variantin Plus, Galaxy S24+ çmimet janë si vijojnë.

Galaxy S24+ 256GB: 1149 euro

Galaxy S24+ 512GB: 1269 euro

I fundit por jo më pak i rëndësishmi është Galaxy S24 Ultra ku vihet re një diferencë e madhe mes modeleve.

Galaxy S24 Ultra 256GB: 1399 euro

Galaxy S24 Ultra 512GB: 1569 euro

Çmimi i modelit 1TB mbetet një mister.

Gjithashtu duhet theksuar se këto janë çmimet evropiane të smartfonit.

Seritë Galaxy S24 do të prezantohen më 17 Janar.

(Kosova Sot Online)