Samsung Galaxy A55 5G mund të debutojë së shpejti

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 14:50
Samsung Galaxy A55 5G mund të debutojë së shpejti

Samsung Galaxy A55 5G mund të debutojë së shpejti. Telefoni pritet të vijë me përmirësime në krahasim me modelin e tij të mëparshëm, Samsung Galaxy A54 5G, i cili debutoi në mars të vitit 2023.

Modeli i vjetër mbart një sistem të trefishtë të kamerës së pasme 50 megapikselë, një ekran 6.4 inç Full HD+ Super AMOLED dhe një bateri 5000 mAh.

 

Megjithatë, disa imazhe të rrjedhura në internet na japin një ide për ngjyrat që do të ketë telefoni në ardhje Galaxy A55.

Ky model si duket pritet të vijë me tre ngjyra, me të zezë, blu të hapur dhe rozë.

Samsung Galaxy A55 mund të vijë gjithashtu me një ekran 6.4 inç me Full HD+ Super AMOLED me shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz.

Telefoni pritet të jetë i pajisur me një çip të brendshëm Exynos 1480 i bashkuar me një GPU Xclipse 530.

(Kosova Sot Online)