Microsoft planifikon të prezantojë kompjuterët e parë AI

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 09:00
Microsoft planifikon të prezantojë kompjuterët e parë AI

Microsoft do të prezantoi Surface Pro 10 dhe Surface Laptop më 21 Mars sipas një raporti të fundit.

Ky debutim nuk do të jetë thjeshtë një rifreskim hardueri dhe Microsoft do ti quajë këto sisteme si kompjuterët e saj të parë AI thotë Windows Central.

Pajisjet do të vinë me procesorët e rinj Intel Core Ultra ose Qualcomm Snapdragon X Elite të cilët përbajnë një njësi neurale përpunimi (NPU) e cila fuqizon proceset AI.

 

Laptopët e Microsoft me procesorët në fjalë do të kenë efikasitet dhe performancë të përafërt me iPad Pro dhe MacBook Pro.

Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 parashikohet të jenë kompjuterët e parë që mbështetin funksionalitetet AI të ardhshme në Windows 11. Krahas fuqizimit të Copilot, funksione të tjera AI do të jenë përkthimi në kohë reale, rritja e rezolucionit të video lojërave, përmirësimi i FPS, përmirësimi i efekteve të Windows Studio dhe AI Explorer.

Ky i fundit do tu mundësojë përdoruesve të kërkojnë në dokumente, uebfaqe, imazhe dhe biseda duke përdorur gjuhë natyrale njerëzore. Mjeti në fjalë do të mund të kuptojë kontekstin dhe të sugjerojë veprime bazuar në atë çfarë shfaqet në ekran.

Të gjitha këto veçori do të gjejnë rrugën në Windows 11 me përditësimin 24H2 në Vjeshtë.

Sa i përket pjesës së harduerit, këto laptopët do të kenë jetëgjatësi baterie prej mëse 12 orësh. Surface Pro 10 do të karakterizohet nga një ekran anti-refleks HDR OLED.

Ndërkaq Surface Laptop 6 do të kalojë nëpër një ridizajnim madhor krahasuar me paraardhësin. Jo vetëm që ekrani do të ketë korniza më të holla dhe rrumbullakosura, por edhe një touchpad hakptik, një buton të dedikuar për Copilot dhe porta të reja.

Gjithashtu pritet të jetë laptopi i parë Surface me një variant ARM. Modelet e para me çipet e Intel do të dalin në shitje në Prill me variantet Snapdragon që pasojnë në Qershor.

(Kosova Sot Online)