Ja kush po kthehet trend në Tik-Tok

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 14:47
Ja kush po kthehet trend në Tik-Tok

Në TikTok, hashtag-u “highfunctioninganxiety” ka arritur pothuajse 180 milionë shikime. Ky term që ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, nuk lidhet drejtpërdrejt me efektet negative të ankthit.

Përkundrazi, ekspertët në këtë rast i referohen fjalës kyçe “funksion” ose “funksionalitet”, pra diçka që po shkon siç duhet në situata të përditshme të jetës sonë.

 

“Funksionimi i lartë”, siç shpjegon John T.Maier, psikoterapist, nuk është i përcaktuar klinikisht por u referohet personave që performojnë mirë në punë, apo në shkollë.

Pra, nëse dikush ka ankth të tillë, do të thotë se ai po shkëlqen në aftësitë e tij në punë apo angazhime të ndryshme sociale, pavarësisht se ka shëndet të dobët mendor.

Ekspertët shpjegojnë se këta persona kanë kërkesa ndaj vetes dhe nuk humbasin kurrë kohë për gjëra të parëndësishme. Janë edhe të “fiksuar” pas rregullit. Njerëzit me këtë “çrregullim” me pak fjalë shtyhen drejt suksesit, nga frika e humbjes.

Por çfarë qëndron pas këtij “suksesi” të supozuar?

Këtu, ekspertët ndalojnë te fjala kyçe ankth. Njerëzit që jetojnë me këtë “çrregullim”, e normalizojnë problemin që kanë.

Disa simptoma të njerëzve të prekur janë:

Kërkojnë kontroll mbi situatat, mbi-analizimi ose mendimi i tepërt, kërkojnë të jenë perfeksionistë. Kanë frikë të gabojnë dhe nervozohen kur gjërat nuk shkojnë sipas planit.


(Kosova Sot Online)