Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

  • E.K /
  • 24 June 2024 - 08:15
Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

Shërbimi popullor vendosi për këtë lëvizje për të përmirësuar përvojën e shfaqjes vizuale të përmbajtjes.

Që nga 24 korriku, Netflix do të ndalojë ofrimin e mbështetjes për më shumë se 40 modele televizive që janë prodhuar në vitin 2014.

Lëvizja vjen pas masave të mëparshme të marra nga Netflix, të cilat përfshinin përfundimin e mbështetjes për aplikacionin në pajisjet televizive në vitet 2011 dhe 2013.

Qëllimi është të rrit performancën dhe ta drejtojë platformën drejt pajisjeve më moderne.

Kompania thotë se lëvizja e lartpërmendur është e nevojshme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, si dhe për t’u fokusuar në veçori më të avancuara teknologjike.

Ndër televizorët e prekur nga ky vendim janë disa modele të televizorëve LCD Sony Bravia.

Netflix nuk do të funksionojë më në TV nga seritë e mëposhtme:

Seria X83

Seria S9

Seria W5

Seria W6

Seria W7

Seria W70

Seria X80

Seria W85

Seria W95

Seria X85

Seria X9

Seria X95

Pronarët e këtyre televizorëve mund të kalojnë në disa zgjidhje alternative, të cilat do t’i lejojnë ata të kenë qasje në platformë pa pasur nevojë të blejnë një televizor të ri.

Është e mundur të përdoren USB të jashtëm, si Amazon Fire Stick, Google Chromecast ose Roku. Këto pajisje lejojnë transmetimin e video-përmbajtjes përmes portës HDMI.

Një zgjidhje tjetër është transmetimi i drejtpërdrejtë nga një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi, duke përdorur një funksion të tillë si “screen mirror”. 

(Kosova Sot Online)