'TikTok' rikthehet për përdoruesit amerikanë

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 08:04
'TikTok' rikthehet për përdoruesit amerikanë

“TikTok” do të rifillojë shërbimet për përdoruesit e tij në SHBA.

Rreth 12 orë pasi u mbyll për herë të parë, përdoruesit amerikanë kanë filluar të rifitojnë aksesin në TikTok.

 

Në një deklaratë, TikTok tha se platforma e videove do të rikthehet në internet, pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dha garancitë e nevojshme për ofruesit e shërbimeve të kompanisë.

TikTok falënderoi presidentin e zgjedhur për dhënien e qartësisë dhe sigurisë së nevojshme” dhe tha se ata do të punonin me Trump “për një zgjidhje afatgjatë që mban TikTok në Shtetet e Bashkuara”.

(Kosova Sot Online)