Ndryshimet teknologjike kanë shtuar nevojën e ruajtjes së të dhënave

  • A.P /
  • 20 February 2025 - 08:45
Ndryshimet teknologjike kanë shtuar nevojën e ruajtjes së të dhënave

Falë bashkëveprimit të teknikave për realizimin e hologrameve dhe algoritmeve të Inteligjencës Artificiale, mbërrin një lloj i ri kriptografie, që do të mbrojë valutat digjitale, telekomunikimin dhe të dhënat shëndetësore.

 

Ndryshimet e vrullshme teknologjike të viteve të fundit, kanë shtuar nevojën e ruajtjes së të dhënave, por që modelet tradicionale nuk e kanë kapacitetin e plotë për ta bërë këtë. Sulmet kibernetike janë në rritje, dhe sistemet gjithnjë më vulnerabël. Për këtë po hartohen strategji te reja për sigurinë e të dhënave si në komunikimin personal, atë institucional, rrjete sociale, banka shëndetësore,dhe monedha e llogari bankare virtual.

(Kosova Sot Online)