Lamborghini zbuloi konceptin Vision Gran Turismo

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 08:01
Lamborghini zbuloi konceptin Vision Gran Turismo

Kanë kaluar pesë vjet e gjysmë që kur Lamborghini zbuloi konceptin Vision Gran Turismo si një nga krijimet e tij “më të çmendura” ndonjëherë.

Dhe tani ka prezantuar një version të ri të modelit.

Ai u zbulua në eventin e dizajnit të veturave në Mynih, Gjermani, i lyer në ngjyrën portokalli Arancia Egon që Lamborghini e përdori për herë të parë vitin e kaluar për modelin Urus SE.

 

Ndryshe nga disa koncepte të tjera Gran Turismo. Lamborghini nuk eksperimentoi me motorin ose nuk zgjodhi diçka që normalisht nuk e përfshin në modelet e saj të botës reale.

Në zemër të konceptit është i njëjti motor V8 me aspirim natyral 6.5 litra, së bashku me një sistem hibrid të butë. 

(Kosova Sot Online)