
Lexoni edhe:
Ja për çfarë po bëhet gati Egli Tako
Pas triumfit të tij në Linz, artisti i njohur shqiptar Gjesti vazhdoi turneun e tij europian me një koncert madhështor në kryeqytetin austriak, Vjenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Salla ishte e tejmbushur me fansa, të cilët e pritën këngëtarin me entuziazëm të zjarrtë, duartrokitje dhe këngë të kënduara në kor gjatë gjithë mbrëmjes.
Ja për çfarë po bëhet gati Egli Tako Lexoni edhe:
Atmosfera elektrizuese dhe energjia e papërmbajtshme e artistit u ndërthurën në mënyrë perfekte me përkushtimin e publikut, duke e shndërruar koncertin në një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
"Me Gjestin ka puls edhe Vjena e Austrisë", u shprehën të emocionuar fansat pas koncertit, duke e cilësuar turneun si një sukses të padiskutueshëm në diasporë. Me këtë performancë të jashtëzakonshme, Gjesti dëshmoi edhe një herë se muzika e tij tejkalon kufijtë dhe prek zemrat e publikut kudo që shkon.
(Kosova Sot Online)