
Lexoni edhe:
Gjesti shpërthen në lot teksa takohet me fansin e tij
Një studim i publikuar nga The Guardian ka zbuluar se mbi 50% e videove më të njohura në TikTok që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor përmbajnë dezinformata, shpesh të rrezikshme për shikuesit.
Përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht të rinjtë, po i drejtohen gjithnjë e më tepër TikTok-ut për të kërkuar mbështetje emocionale dhe informacion për çështje të shëndetit mendor. Por shumë nga videot e shpërndara nën hashtagun #mentalhealthtips janë vlerësuar nga ekspertë si të pasakta, të paqarta apo të dëmshme. Një shembull absurd i dhënë ishte këshilla për të ngrënë portokalle në dush si mënyrë për të reduktuar ankthin.
Gjesti shpërthen në lot teksa takohet me fansin e tijLexoni edhe:
Nga 100 videot më të shikuara të analizuara, 52 përmbanin forma të dezinformatës – përfshirë keqinterpretime të traumës, neurodivergjencës, depresionit dhe çrregullimeve të tjera serioze mendore. Ekspertët theksuan se shumë nga këto postime bazoheshin në përvoja personale, të cilat “nuk janë të vlefshme për të gjithë dhe mund të çojnë në keqkuptim të thellë”.
Psikologët dhe psikiatrit që morën pjesë në studim e quajtën situatën “shqetësuese” dhe kërkuan nga autoritetet përkatëse të forcojnë rregulloret për përmbajtjen që lidhet me shëndetin mendor në rrjetet sociale, për të mbrojtur publikun nga ndikimi i rrezikshëm i dezinformatave.
(Kosova Sot Online)