
Lexoni edhe:
Rita Ora shfaqet si 'Virgjëresha Mari'
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike, BYD, ka krijuar supermakinën elektrike më të shpejtë në botë, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 472.41 km/h dhe duke thyer rekordin e mëparshëm. Rekordi u vendos më 8 gusht në pistën e testimit Papenburg në Gjermaninë veriore, me modelin BYD Yangwang U9 Track Edition, raporton RTS.
Me 2,960 kuaj fuqi dhe një raport fuqi-peshë prej 1,341.5 kuaj fuqi për ton, kjo supermakinë tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 431.62 km/h, të vendosur nga Rimac Nevera R në korrik. Versioni Track Edition është “vëllai më i vogël” i modelit të parë elektrik të BYD-së, Yangwang U9, i prezantuar verën e kaluar me 1,300 kuaj fuqi, dhe ruan të njëjtin dizajn aerodinamik.
Rita Ora shfaqet si 'Virgjëresha Mari'Lexoni edhe:
Makina është e pajisur me katër motorë elektrikë të pavarur dhe kontroll të çift rrotullues në të katër rrotat, si dhe një sistem kontrolli të karrocerisë që e bën makinën të qëndrueshme gjatë përshpejtimit, frenimit dhe kthesave. Bateria litium-hekur-fosfat lejon një karikim nga 30% në 80% brenda gjysmë ore, dhe sistemi i saj i temperaturës është optimizuar për kushte ekstreme.
“Vitin e kaluar mendova se kisha arritur kulmin. Nuk e prisja ta thyeja rekordin tim kaq shpejt, por ja ku jemi, me teknologjitë e reja që e bënë të mundur”, tha Mark Basseng, vrapuesi profesionist gjerman që vendosi rekordin.
Ky sukses e vendos BYD një hap përpara konkurrentëve me benzinë. Aktualisht, makinat më të shpejta ligjore për pasagjerë, si Koenigsegg Jesko Absolut dhe SSC Tuatara, vlerësohen të arrijnë deri në 500 km/h dhe 475 km/h, përkatësisht, por pa prova praktike të konfirmuara.
(Kosova Sot Online)