WhatsApp do të mundësojë komunikim edhe me përdorues të aplikacioneve të tjera

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 08:50
WhatsApp do të mundësojë komunikim edhe me përdorues të aplikacioneve të tjera

Kompania Meta po përgatit një ndryshim të madh në mënyrën se si funksionon WhatsApp. Aplikacioni së shpejti mund të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nga persona që nuk përdorin WhatsApp. Funksioni i ri, i quajtur “Third‑party chats”, aktualisht testohet në versionin beta (Android 2.25.33.8), dhe pritet të mundësojë shkëmbimin e mesazheve tekst, fotografive, videove, mesazhe zanore dhe dokumenteve ndërmjet WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera për chat.

Për përdoruesit do të jetë në dispozicion zgjedhja nëse donë që këto biseda të shfaqen në listën kryesore të bisedave ose në një seksion të veçantë “Third‑party chats”. Deri tani dihet që në testim pjesëmarrje ka vetëm aplikacioni “BirdyChat”. Disa funksione, si “stikera”, statusi dhe mesazhet “q do të zhduken”, nuk do të jenë të disponueshme gjatë komunikimit ndër‑aplikacion. Po ashtu, bllokimi i një kontakti në WhatsApp nuk domethënë automatikisht që ai person nuk mund të të kontaktojë përmes aplikacionit tjetër, kjo varet nëse platforma tjetër e mbështet bllokimin.

 

Zbatimi i këtij funksioni nuk është rastësi. Meta ka marrë këtë hap për shkak të rregullores së Digital Markets Act (DMA) të Bashkimit Evropian, që detyron kompanitë e mëdha teknologjike të lejojnë ndër­veprimin të shërbimeve të tyre me aplikacione konkurrente. Meta ka njoftuar se po punon për të zbatuar sistemin që do të mundësojë shkëmbimin e mesazheve duke ruajtur standardet e larta të privatësisë dhe enkriptimit me të cilat është i njohur WhatsApp‑i. Megjithatë, nuk ka publikuar ende datë të saktë kur funksioni do të jetë në dispozicion për gjithë përdoruesit.

WhatsApp ka filluar testimin e një aplikacioni shoqërues për Apple Watch. Aplikacioni mbështet leximin e mesazheve në WhatsApp, dërgimin e përgjigjeve, dërgimin e reagimeve ndaj mesazheve, ndarjen e mesazheve zanore dhe më shumë, pa pasur nevojë të hapni aplikacionin në një pajisje tjetër. Megjithatë, vlen të përmendet se Apple Watch duhet të jetë i lidhur me një iPhone me WhatsApp të instaluar që përdoruesit të jenë në gjendje t’i bëjnë të gjitha këto, pasi ky është në fakt një aplikacion shoqërues, jo një aplikacion i pavarur.

(Kosova Sot Online)