Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore

Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore
Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore

Skender Kapiti

  • 16 April 2026 - 14:08

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot kemi dy shtete shqiptare, Republikën e Shqipërisë dhe atë të Dardanisë. Pse këto dy shtete shqiptare nuk interesohen për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve të Dardanisë Lindore.Pse nuk e ngrenë këtë problem të madh kombëtar shqiptar.

Pse dy shtet shqiptare tregohen kaq inferiore karshi Serbisë, sidomos qeveria aktuale dhe kryeministri Rama prej të cilëve nuk ka cfarë presin shqiptarët e Luginës së Preshevës kur ata sillen e veprojnë kundër shtetit të Kosovës.Pse të kenë kaq shumë liri e drejta minoriteti serb në Kosovë dhe mos t’i kenë këto edhe shqiptarët e Dardanisë Lindore?

Pse, Tirana hesht  dhe po kështu pse edhe Kryeministri i  Dardanisë hesht.

Pse nuk e ngre zërin as Prishtina dhe as Tirana kundër politikës për mosintegrimin  e shqiptarëve në institucione dhe kundër asaj   të pasivizimit te adresave   në trojet  ku jetojnë shqiptarët gjë e cila i shërben  ndryshimit e strukturës etnike në ato vendbanime. Pse nuk e kundërshtojnë dy shtetet shqiptare politikën genocidiste ,atë të shkatërrimit të infrastrukturës arësimore e gjuhësore , mos lejimit të teksteve shkollore shqipe dhe politikën e  moslejimit të investimeve në Luginën e Preshevës.

 Si është e mundur që si politika e Tiranës ashtu edhe ajo e Prishtinës shpenzojnë aq shumë mund , kohë dhe energji grindjesh e përcarjesh ndër vete, dhe nuk tregojnë aspak interesim dhe as nuk shqetësohen për gjendjen , presionin dhe represionin  e Beogradit kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pse nuk reagojnë kundër masave dhe represionit që Beogradi u imponon shqiptarëve atje për të lënë e braktisur trojet shqiptare.

A nuk e shohin Tirana dhe Prishtina se Serbia po përdor të gjitha metodat për pastrimin etnik të Dardanisë Lindore.Jo vetë kaq por akoma më keq është ky fakt se edhe marrëdhëniet Shqipëri-Dardani janë në nivele aspak të mira, gjë e cila i lë dorë të lirë Beogradit të ushtrojë presion mbi shqiptarët që t’i braktisin trojet e tyre, pra që lejojnë Serbinë që të kryejë etnocid kulturor dhe pastrim etnik të trojeve shqiptare ,të atyre që akoma janë nën Serbi.

Si është e mundur që SHBA kërkon dhe interesohet më shumë  për të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve  të Dardanisë Lindore se sa Tirana dhe Prishtina kur  nga  Komiteti për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA u miratua (marked up) rezoluta H.R. 6411,  mbi të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.Pse ky indiferentizëm i  Prishtinës dhe Tiranës për shqiptarët  që jetojnë në trojet shqiptare të Dardanisë Lindore që akoma është nën sundimin e Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".