Ngjarje e vërtetë: Pas pesëmbëdhjetë vjet martese, kuptova se burri kurrë nuk më kishte dashur (4)

  • 21 December 2017 - 12:12
Ngjarje e vërtetë: Pas pesëmbëdhjetë vjet martese, kuptova se burri kurrë nuk më kishte dashur (4)

Nuk e di kur kam filluar që të debatojmë rreth asaj dhe hedhjes së të hollave në budallallëqe. Fëmijët tashmë e kanë përfunduar shkollën fillore, ndërsa Dritoni gjithnjë e më shpesh po shfaqej në shtëpi me disa budallallëqe. Ndoshta po dëshironte që të jetë baba më i mirë, ndoshta me dhurata po dëshironte t'i shprehte emocionet për neve, emocione këto që për neve nuk i kishte. Nuk kishte kurrfarë arsye për një blerje të tillë. Kur kishte qëndruar para shitores ku shitej ari dhe e kishte shikuar atë byzylykun, për të cilën një kohë të gjatë ia kisha treguar, nuk hezitoi. Ai vetëm hyri brenda dhe e bleu.

- Unë pata dëshirë që të bëj të lumtur, por në vend të kësaj më thoshe se për një send kam dhuruar gjysmën e pagës - ma kujtoi. Mora frymë thellë dhe u bëra e tëra helm derisa po e kujtoja këtë bisedë.

- A je çmendur? - e kam pyetur kur më pas e hapa paketimin. - Kam dashur që të befasoj. Aq shumë e dëshiron.

- Dritonin e kishte befasuar reagimi im.

- Kur në të ardhmen dëshiron diçka aq shumë, të lutem, së pari kontrolloj financat tona. A mund të kthehet ky byzylyk? - e pyeta unë.

- Nuk mundet.

- Kjo në të vërtetë ishte krejt e panevojshme. Ose ktheje atje, ose dërgoje në ndonjë dyqan tjetër dhe do ta shesësh, që së paku të marrim një pjesë të të hollave tona. Si mund të hedhesh ashtu? - e lëndova me këto fjalë. Dritoni e kishte kuptuar se nuk kishte ndonjë mënyrë si të më bindte ta mbaja dhuratën. Kështu që e hapi paketimin dhe atë e futi në njërin prej xhepave të tij. Kanë kaluar tri vite, ndoshta edhe më shumë, kur nga dollapi përsëri e nxori atë xhaketë. Deri atëherë për byzylykun kishte harruar krejt. Ishte një ditë e bukur me diell dhe burri im nga shtëpia kishte dalë duke ecur. Po shikonte reklamat dhe të rinjtë se si po kënaqeshin nëpër kafene. Për një moment edhe ai vetë u ndal, u ul në një bankë dhe po kënaqej me diellin.

- Ju lutem, a mund të largoheni pakëz? Do të dëshiroja që edhe unë të ulem këtu - u dëgjua një zë i femrës. I kishte hapur sytë dhe pothuajse vdiq nga befasia kur me sytë e tij e pa Valentinën. Po e shikonte ashtu krejt i pafajshëm dhe me shikim të butë, ngjashëm sikurse edhe kishin qenë në shkollë të mesme.

- Valentina? - mezi ia theksoi emrin. - Unë jam - tha ajo dhe u ul pranë tij. Bashkëshorti im hoqi syzet e diellit dhe e njohu. Bëri me kokë thuajse dëshiron t'i thotë edhe diçka dhe buzëqeshi:

- Paske ndryshuar, nuk do të njihja. Nuk është edhe për t'u çuditur, ka kaluar një kohë e gjatë - i tha asaj.

- Për ty mund të thuhet. Paske mbetur e njëjta. Në fakt po dukesh edhe më e bukur.

- Po si jo! Je një mashtrues i vërtetë - po i buzëqeshte.

- Të shkojmë për kafe! - i kishte propozuar bashkëshorti im e ajo kishte pranuar. Vetëm një shikim i saj i kishte mjaftuar që ai të shndërrohej në atë djaloshin nga shkolla e mesme, i cili gjithë kohën kishte menduar se si dashurinë e tij ta dërgojë në shtrat.

- Më fal që jam sjellë ashtu ndaj teje - i tha asaj. Kishte ngritur vetullat lart thuajse deshi t'i thoshte se nuk i kujtohej asgjë. Dritoni nuk i kishte besuar, ende ishte i bindur se po e dashuronte me vrull, e ishin ndarë shkaku i budallallëqeve rinore.

- E kuptoj se të kam lënduar, por kjo kishte ndodhur që moti dhe me siguri se plagët janë shëruar. Kështu që nuk ke pse shtiresh se nuk të kujtohet gjë. Mua edhe tash më kujtohet, kur më ke thënë se nuk dëshiron ta lexosh një libër kur e di se si përfundon. Valentina me të vërtetë po qeshte, e Dritoni në sytë e saj po e vërente kujtimin nga ato ditë.

- Nuk po mund të besoj se t'u kujtua - u befasua.

- Si nuk më kujtohet kur gjithë ndërgjegjja më bren gjithë këto vite. Të kam dashur, por isha budalla dhe shumë naiv. Miqtë e mi kishin thënë se po luan me mua, se nuk jam mashkull i zgjuar, nëse nuk të dërgoj në shtrat - ia pranoi. E më pas pasoi një shok. Një dush i ftohtë! (Vijon)

(Kosova Sot)