Disa arsye pse mund ta martoni personin e gabuar

  • 23 December 2017 - 10:49
Disa arsye pse mund ta martoni personin e gabuar

Nëse jeni dikush që ëndërroni që të martoheni një ditë, atëherë ndoshta tashmë në kokë e keni partnerin tuaj “ideal”.

Përderisa mendoni se kjo mund të jetë ide e mrekullueshme, ju mund t’i shërbeni për të keq vetes tuaj. Dhe, teksa ktheheni në realitet, e kuptoni se falë pritjeve dhe preferencave tuaja mund të martoni personin e gabuar.

Nuk ja dini vlerën besimit në lidhje

Kalon pa u përmendur shpesh se besimi është gjëja më e rëndësishme në cilën do lidhje. Dhe, kur vjen te martesa, besimi është pothuajse më i rëndësishëm se sa dashuria. Duke e ditur këtë, ju duhet të vlerësoni besimin mbi gjërat tjera kur zgjedhni partnerin e jetës. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë ka gjasa që të martoni dikë që do t’ua prishë besimin.

Të gjitha lidhjet tuaja bazohen në seks

Po, atraksioni fizik dhe dëshira për seks janë komponente të rëndësishme në një lidhje të shëndoshë. Por, nëse këto janë gjërat e vetme që ju kërkoni për një partner jetësor, atëherë ndoshta do të përfundoni duke martuar personin e gabuar.
Teksa mund të nënvlerësoni rëndësinë e seksit në martesën tuaj, jeni të vetdishëm se mund të mbivlerësoni në të njëjtën kohë rëndësinë e saj.

Tentoni të bini në dashuri shpejt dhe fortë

Një mënyrë e mirë për të martuar personin e gabuar? Mos i jepni vetes mjaftueshëm kohë për t’i njohur fare ata. Nëse jeni dikush që bini në dashuri shpejt, atëherë ka gjasa të mëdha që të hyni në një lidhje serioze apo martesë më shpejtë se zakonisht. Të biesh në dashuri kokë e këmbë në dikë është mirë, por po ashtu mund t’ua japë nxitjen në një lidhje që nuk është e destinuar të zgjasë.

Është ideja e martesës që pëlqeni…

…e kundërta e dëshirës që të martoheni, sepse dëshpërimisht dashuroni dikë. Për dikë, ideja e të qenurit në në çift është gjithë ajo që dëshirojnë. Frika nga vetmia mund t’ju fusë në një lidhje me dikë që nuk është e duhura për ju, vetëm sepse e pëlqeni idenë e një “bashkimi”.

Standardet i keni shumë të ulëta

Le të ballafaqohemi me faktet – nëse i vini vetes synime në lidhje, do të keni gjasa që të martoheni me dikë që nuk është i duhur për ju. Kështu që, ju nuk do të duhet të keni standarde aq të larta sa që s’mund të ketë partner që mund t’ua përmbushë. Por, të pasurit një ide solide për atë që ju nevojitet në martesën tuaj mund të ndihmojë që të ndërtoni vlerësim të vetes dhe e bën të gjeturit të personit ideal më shumë të mundur.

Nuk jeni të hapur për gjendjen financiare

Jo, nuk po themi që bashkëshort ose bashkëshortja e ardhshme duhet të kenë kursime të mëdha dhe pagë të përkryer (kush i ka këto të dyja komponente në ditët e sotme?). Sidoqoftë, financat janë një prej gjërave kryesore që shkaktojnë stres në një lidhje, sidomos nëse lidhja bëhet më e fshehtë. Kthehemi te ndërtimi i besimit – nëse ju dhe partneri juaj nuk jeni të hapur për financat, atëherë e përgatitni martesën tuaj për të dështuar.

E krahasoni veten shumë me të tjerët

Në fund të ditës, lidhja nuk do të jetë e njëjta sikurse e shokëve tuaj të ngushtë, fqinjit, apo edhe kujt do tjetër. Të tentosh shumë për të kopjuar një martesë në bazë të dikujt tjetër e bën shumë të mundur që të ngjiteni për dikë që është person i gabuar për ju.

Injoroni shenja të rëndësishme paralajmëruese

Ekzistojnë shenja të ndryshme paralajmëruese që thjesht nuk bën që t’i injoroni gjatë procesit të njohjes. Për shembull, nëse partneri juaj ka probleme me frustrim, ose egoizëm ekstrem, atëherë duhet të bëni një pushim para martese. Nëse vendosni të martoheni, problemet me frustrim me shumë mundësi do të bëhen edhe më të këqija. Dhe më e rëndësishmja në këtë është, se personi me temperament të keq mund të bëhet fizikisht i dhunshëm në të ardhmen.

Një lidhje duhet të jetë partneritet. Gjysma juaj tjetër e rëndësishme duhet të mos presë që të largohet ose të kërkojë të largoheni vazhdimisht prej rrugës. Nëse keni parë ndonjë shenjë egoizmi, ky është indikacion se partneri juaj mund të mos jetë i gatshëm për martesë. Një person i pjekur e kupton se duhet të japësh e të marrësh njëtrajtësisht në një lidhje. Nëse ju gjithmonë jepni dhe partneri juaj gjithmonë merr, kjo është shenjë e keqe. 

(Kosova Sot)