9 vite me mua dhe nuk u fejua, kurse tjetrën…
Pas 9 vitesh lidhje një vajzë po përballet me martesën e ish-të dashurit. Vajza ndjehet e tronditur nga ndarja dhe vendimi që ka marrë ish-partneri i saj.
“Këto festa erdhën me shumë mërzi për mua. Sepse pas 9 vjetësh u ndamë në verë.
Më ka flakur tutje si të isha një qen.
E pa u mbyllur ky vit ai u lidh me një vajzë tjetër, po nga Shkodra dhe vendosi në kohë rekord për t’u martuar me të.
Ai kurrë nuk më kërkoi, kurrë nuk më pyeti se si po e kaloj ndarjen, nëse jam gjallë apo vdekur.
Megjithatë, po të më shikoni nga afër, ju dukem e përsosur e sikur kam hedhur gjithçka pas krahëve, por e vërteta është se po e vuaj brenda meje.
Sepse ende e dua, nuk di pse ma bëri këtë, unë tani nuk mund të lidhem me askënd.
Nuk e kuptoj se si harroi lidhjen tonë aq të gjatë, edhe u martua me tjetrën për çështje muajsh.
Jam një vajzë e bukur, ne u rritëm bashkë të dy, debate kemi patur plot…por nuk më dha kurrë shpjegim për ndarjen. Thjesht pas një debate banal për arsye që sot as nuk e mbaj mend, ai iku dhe nuk u kthye më.
Më duket se i kam kaluar gjithë ato vite me një person cinik dhe të pandjeshëm.
Ne ishim të pandashëm, ne flisnim për martesë… Tani jetoj filmin e jetës së tij, duke e parë si spektator…Si të dal nga kjo gjendje…”, shkruan ajo..
(Kosova Sot)