KUPTOJE PËRMES KËTYRE SHENJAVE NËSE ENDE TË DASHURON

  • 26 December 2017 - 19:42
KUPTOJE PËRMES KËTYRE SHENJAVE NËSE ENDE TË DASHURON

Këto janë disa nga mënyrat që mund ta kuptosh nëse është i ndezur pas teje dhe se a do të jetë

TË DËGJON ME KUJDES?

A jeni ju për të "një më shumë"? Nëse miqtë e thërrasin në martesë apo darkë, e nuk të merr me vete, kjo është shenjë e keqe. Të thërret apo dërgon vetëm porosi? Nëse vërtet të dashuron, do të dëshirojë ta dëgjojë zërin dhe ta kuptojë si jeni. Të dëgjon me kujdes? Mashkulli që vërtet është i interesuar për ty dëshiron ta dëgjojë mendimin tënd për gjithçka - për botën, muzikën, ushqimin, punën. Ai është i afërt (shumë i afërt) me shumë femra? Nëse edhe pas një kohe thotë se ka shumë shoqe dhe se gjithmonë mundohet t'ju jetë në dispozicion, kjo është shenjë për alarm. Nëse vërtet të dashuron, do të ndalojë të jetë krahu i vajtimi për të tjerat. Nuk do të ketë kohë për këtë sepse duhet përkushtuar ty. Të prezanton te të tjerët? Nëse të njofton me miqtë e tij, kushërinjtë dhe familjen, kjo është shenjë se të përjeton si person me rëndësi në jetën e tij (jo vetëm në jetën seksuale).

GJËRAT QË DUHET T'I BËSH

Kufizoni pritjet tuaja. Mos mendoni për takimin si për "vetëm mbrëmjen e parë deri te jeta e përbashkët". Thjesht kënaqu, mos u ngarko me ato që i sjell e ardhmja. Çfarë edhe nëse nuk keni gjë të përbashkët? Disa ekspertë theksojnë se lidhja e dy njerëzve, të ngjashëm për nga temperamenti dhe interesimet, është e mërzitshme. Ose në rastin më të mirë bëhen miq të mirë.

MOS VEPRO KËSHTU PO DESHE LIDHJA TË KETË SUKSES

Mos fol për ish të dashurit. A dëshiron ti ata dëgjosh të flasë për ish të dashurat e tij? Jo. Atëherë kjo u zgjidh. Asnjë mashkull nuk dëshiron të jetë me ty e t'i shikojë fotot tua teksa puthesh me dikë tjetër. Mos hiq dorë shpejt. Nuk ju ndodh të gjithëve fishekzjarri pas puthjes së parë. Nganjëherë kimia punon ngadalë. Ajo nuk mund të jetë si një shpresë që mund të ndizet menjëherë.

(Kosova Sot)